5 kandidatët kryesorë për ta fituar ‘Topin e Artë’ 2021

0 Comments

“Topi i Artë” për vitin 2021, po shkon drejt ditëve të fundit kur do të dihet edhe fituesi i ri.

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe do të përfundojë më 29 nëntor, kur ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Paris, Francë.

Cilët lojtarë kanë shansin më të mirë për t’u kurorëzuar si futbollisti më i mirë në botë, ndërsa ‘France Football’ ka dhënë disa sinjale?

Karim Benzema

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema spikat si një nga favoritët e këtij viti, pasi francezi e mori ekipin e tij në kurriz dhe vazhdoi formën e tij të shkëlqyer që kur Cristiano Ronaldo u largua nga “Santiago Bernabeu”.

33-vjeçari aktualisht është në mendjen e të gjithëve pas golit të tij të mrekullueshëm të Francës kundër Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve të dielën, më 10 tetor, kur ai barazoi rezultatin, para se Kylian Mbappe të shënonte për golin e fitores të Francën.

Benzema mund të jetë francezi i parë që fiton trofeun që kur Zinedine Zidane e mori në vitin 1998.

Lionel Messi

Njeriu që ka fituar trofeun më shumë se kushdo tjetër, me gjithsej gjashtë, Lionel Messi është gjithashtu mbajtësi aktual i trofeut.

Messi u largua në verë nga Barcelona, por argjentinasi fitoi Kupën e Mbretit dhe trofeun Pichichi në vitin 2021. Ai pastaj fitoi Copa American me Argjentinën në verë.

Robert Lewandowski

Ylli i Bayern Munich , Robert Lewandowski shihet nga shumë njerëz si fituesi i denjë i Topit të Artë 2020.

Mjerisht, çmimi u nuk u dha atë vit për shkak të pandemisë COVID-19 dhe për këtë arsye askush nuk fitoi, por reprezentuesi polak pa dyshim do të dëshirojë të marrë në dorë trofeun një herë.

Me 48 gola në 40 ndeshje sezonin e kaluar, përfshirë 41 në 29 ndeshje të Bundesligës, Lewandowski është një nga sulmuesit më në formë në botë tani dhe dallohet si një nga favoritët.

Jorginho

Ylli i Chelseat dhe Italisë, Jorginho, është i vetmi mesfushori që ka gjasa për çmimin, por ai në vitin 2021 ka qenë më i suksesshëm se kushdo tjetër.

Jorginho fitoi në Euro 2020 me Italinë disa muaj pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean. Këtyre ia shtoi edhe Super Kupën e UEFA- tij, dhe ai tani është lider në Ligën Premier me Blutë .

Pasi tashmë ka fituar çmimin si “Lojtari i Vitit për meshkuj nga UEFA” këtë vit, Jorginho shihet si kandidatët kryesor.

Cristiano Ronaldo

Ky njeri nuk mund të llogaritet kurrë jashtë garës. Në moshën 36 vjeç, Cristiano Ronaldo nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi, pasi kohët e fundit u transferua në Manchester United, ku ai tashmë ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e tij të para.

Me pesë trofe të “Topit të Artë”, i pari prej të cilëve erdhi në 2008, 13 vjet më parë, Cristiano Ronaldo nuk mund të llogaritet kurrë jashtë garës.