Gazeta spanjolle shuan shpresat për një rikthim të Lionel Messit te Barcelona

0 Comments

Gjasat për rikthimin e Lionel Messi në Barcelonë janë pothuajse zero, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo.

 

Pas krizës që është shkaktuar në kampin e Paris Saint Germain, flitej se Messi mund të kthehej te Barcelona gjatë merkatos së verës.

 

Thuhej se Jorge Messi ka kontaktuar me presidentin e klubit ‘Blaugrana’, Joan Laporta, por një gjë e tillë mohohet nga ‘Mundo Deportivo’.

 

Mundo Deportivo raporton se Messi dhe Laporta nuk kanë kontaktuar asnjëherë që kur lojtari u largua nga Barcelona.

 

Lionel Messi me gjasë do të vazhdojë qëndrimin e tij te PSG edhe pas këtij sezoni.