Jose Mourinho pas humbjes: “Jam shumë i lumtur që e kam refuzuar Milanin”

Vite më parë, Jose Mourinhos iu kërkua që të ulet në stolin e Milanit.
I irrituar pas humbjes së Romës së tij 3-1 në San Siro, në ndeshjen e parë për vitin 2022, Mourinho tha se tani është edhe më i lumtur që vite më parë i tha jo Milanit.
“Më ofruan stolin në Milano 3 vite më parë. E kam menduar për tre ditë, por jam shumë i lumtur që e mora atë vendim.
Jam profesionist, por ka ende vend për emocione. Unë jam një i pasionuar pas Romës dhe do të jap gjithçka për këtë klub”, është shprehur portugezi.
“Duke parë atë që ndodhi sot, jam dy herë më i lumtur me vendimin tim”, ishin fjalët e Mourinhos pas takimit.