Kosova dhe Gjeorgjia – Shiko ketu ndeshjen

0 Comments

Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet sonte në aksion, ku do të luajë me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe që është e fundit për këtë muaj.

Në përballjen e parë, Dardanët kishin triumfuar si mysafir i Gjeorgjisë me golin e vetëm të shënuar nga Vedat Muriqi.

Bernard Challandes ka thënë se ata duhet të bëjnë më mirë, pasi ndeshja ndaj Suedisë ishte dëshpëruese.

Kosova është në Grupin B dhe ka arritur të arkëtojë vetëm katër pikë, me Spanjën që është lider me 13 pike, Suedia me 12, Greqia me nëntë dhe Gjeorgjia është në të fundit me një.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE