Real Madridi i bindur në transferimin e dyshes Pogba – Mbappe

0 Comments

Real Madridi qysh tani ka filluar të mendojë për merkaton e ardhshme të verës ku pritet të jenë shumë aktiv në tregun e transferimeve.

Madrilenët kanë shpenzuar shumë pak në merkato viteve të fundit dhe tani pritet të kenë buxhet të mjaftueshëm për të sjell disa yje në ekip.

Sipas ‘The Sun’, Real Madridi janë të bindur në transferimin e dyshes franceze Paul Pogba dhe Kylian Mbappe verën e ardhshme.

Të dy futbollistët janë në vitin e fundit të marrëveshjeve me Man Utd respektivisht PSG dhe nëse nuk rinvojë kontratat do të jenë futbollistë të lirë në fund të edicionit.

“Mbretërit”, prej kohësh kanë nisur kontaktet me dy yjet francez dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë paga të larta që të sigurojë shërbimet e tyre.