Sheikët e Arabisë Saudite janë gati të ofrojnë plotë 1 miliardë euro për Interin

0 Comments

Drejtuesit e rinj te Newcastle Unitedit, janë duke shikuar mundësitë për të blerë klubin e Interit.

Sipas mediave në Itali, sheikët e Arabisë Saudite duan të blejnë klubin e Interit, derisa edhe Marseille konsiderohet si alternativë.

Interi është në probleme financiare, andaj është opsion real shitja e mundshme në të ardhmen e afërt.

Tifozët e Newcastle veçse janë të emocionuar për ndryshimet e mëdha, ngase pritet të bëhen investime të ‘çmendura’ për vitet e ardhshme.

Në rast që arrihet marrëveshja për blerjen e Interit, atëherë lojtarët që transferohen do kenë me të lehtë, ngase mund të luajnë për klubin tjetër nëse nuk përshtaten në njërin kampionat.

Raportet italiane shtojnë se sheikët janë gati të ofrojnë plotë 1 miliardë euro për “Neurazzurët”.